KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohen pamjet e para brenda lokalit pas vrasjes në Skenderaj (VIDEO)
Siguri

Publikohen pamjet e para brenda lokalit pas vrasjes në Skenderaj (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 15:22 -10/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dukagjini ka publikuar pamje pak pas momentit të vrasjes së një personi në një kafiteri në fshatin Runik të Skenderajt.

Në të shihen persona duke u larguar nga lokali.

Ndryshe, një 39-vjeçar ka vdekur të enjten në Skenderaj si pasojë e të shënave me armë zjarri, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia ka thënë se vrasja ka ndodhur në fshatin Runik të Skendarajt dhe përveç viktimës, në vend të ngjarjes janë plagosur edhe tre persona tjerë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje në lidhje me rastin.

Në një përgjigje zëdhënësi i prokurorisë, Valon Preteni, ka thënë se personat të cilët dyshohet se kanë kryer aktin ishin të maskuar dhe ende janë të paidentifikuar e në kërkim.

Ai ka theksuar se ende nuk dihet motivi që ka çuar deri në këtë akt, teksa rasti po trajtohet si “Vrasje e rëndë”.

“Prokurori i rastit ka dalë në terren, nga të dhënat e deri tanishme dyshohet se dy persona të maskuar kanë hyrë në kafiteri ku nga të shtënat një person ka mbetur i vdekur. Personat e dyshuar janë ende të paidentifikuar dhe në kërkim. Nuk ka ende informacione se cili ka qenë motivi. Rasti po trajtohet si vrasje e rëndë” – ka thënë Preteni.

Më herët të enjten, Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Ndërsa, për gjendjen e dy të plagosurve të tjerë, drejtori i klinikës së Ortopedisë në QKUK, Gani Jashanica, ka thënë se janë duke i trajtuar, pasi njëri ka lëndime në pjesën e gjurit dhe të shputës, ndërsa tjetri në pjesën e shputës.

Vrasja e plagosja në Runikë të Skenderajt – Hetimet e para: Dyshohet se dy persona të maskuar hynë në kafiteri, gjuajtën me armë dhe ikën

Gjithashtu lexoni:

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Kosova News 10/08/2023 10/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?