Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian në raport me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë pas deklaratave të fundit të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç e cila ndër të tjera tha se për Beogradin kusht për vazhdimin e procesit të dialogut është përmbushja e obligimeve të dakorduara më parë dhe se kjo është e vetmja mënyrë për të tejkaluar çështjet e hapura.
Sipas diplomatit holandez Qeveria e udhëhequr nga Bërnabiq bën gjithçka për të minuar stabilitetin në rajon e ndërsa fajëson palën tjetër për mos-konstruktivitet.
“Për Serbinë normalizimi nënkupton Kosova sërish nën sundimin serb. Serbia po bën lojë fjalësh, kjo po bëhet gjithnjë e më e qartë. Koha që BE-ja të shohë më në fund”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social në Facebook.
Bërnabiq deklaratën në fjalë e dha pas takimit që realizoi të mërkurën me të deleguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Ndryshe me Peach, një ditë më parë u takua edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimin në fjalë e njoftoi vetë Vuçiq përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.
Vuçiq ndër të tjera tha se me diplomatin britanik ka zhvilluar, siç e ka quajtur ai, një bisedë serioze dhe kuptimplotë për situatën e krijuar muajve të fundit në Veri të Kosovës.
“Ramë dakord gjithashtu se është e nevojshme që Serbia dhe Britania e Madhe të bëjnë më shumë përpjekje në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe marrëdhëniet të përgjithshme politike”, ka shkruar Vuçiw në Instagram.
Ish- ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ditw mw parw ka mbështetur fuqishëm letrën e politikanëve të ndryshëm perendimorë, të cilët kanë akuzuar Serbinë për pengimin e zgjedhjeve demokratike në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Bosch thotë se Serbia duhet të dënohet publikisht për ndërhyrje në Kosovë.
“A do të ndihmojë kjo në ndalimin e kuptimit ekstrem të Borel/Lajçak të pikëpamjes së Beogradit. Siç e kam shkruar edhe më parë, është Lista Serbe, ajo që u bën presion serbëve në veri që të mos bashkëpunojnë me Kosovën dhe de facto ua bën të pamundur jetën serbëve të moderuar. BE me sa duket nuk dëshiron ta njohë këtë… pse?”, ka shkruar mes tejrash Bosch.


