Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur për rastin e fundit të dënimit e dhënë për vrasjen e Marigona Osmanit, e ku drejtësia dha dënim maksimal me dënim të përjetshëm. Për Dardan Krivaçën.
Kurti tha se u deshën shumë presion e trusni nga qytetaria që një rast kaq i rëndë të merr një dënim meritor, ndërsa ka përmendur rastet tjera kur dënimet maksimale janë ulur.
Kjo ka thënë se ka ndikuar që gjyqësori të ketë besueshmërinë më të ulët te qytetarët, ndërsa sipas tij për këtë duhet që në këtë sistem të ketë reformë të thellë.
“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që në sistemin e drejtësisë të ndodh reforma e domosdoshme që shteti të ec tutje me reforma…”, ka thënë Kurti në këtë rast.
Kryeministri falënderoi edhe politikanët perëndimorë që dërguar një letër në adresë të ShBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe, ku kërkohej të bëhej presion më i madh ndaj Serbisë dhe të mbështetej Kosova.
Ai tha se kjo tregon se Kosova është në rrugën e saj të drejtë perëndimore dhe se Serbia është ajo që po krijon pengesa dhe për këtë duhet të merr ndëshkimin e merituar.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës po vazhdon me shqyrtimin e pikave tjera të rendit të ditës, e ku është edhe ndarja buxhetore për librat e nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës…


