Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së hënës te liqeni i Badovcit.
Raportohet se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, derisa tash për tash nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, por deri tani nuk ka informuar lidhur me këtë rast.


