KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ukraina: Kosova është shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë
Politikë

Ukraina: Kosova është shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë

Kosova News
Kosova News 13:50 -06/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukraina është përfshirë në një nivel përfaqësimi si bashkëautore e një letre përmes së cilës SHBA-së, BE-së e Mbretërisë së Bashkuar u është kërkuar qasje më e ashpër ndaj Vuçiqit dhe që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara. Në letër theksohet se “Kosova është vend sovran”, ku bë n pjesë edhe Ukraina.

Lufta e Rusisë dhe rreshtimi i Kosovës përkrah Ukrainës e bëri së paku të diskutueshme çështjen që Ukraina ta njohë pavarësinë e shtetit më të ri të Ballkanit.

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës dhe siç kishin paralajmëruar presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, një deputet ukrainas, Oleksiy Goncharenko pa se situata po e shpallte rrezikun real që kjo pjesë e Ballkanit të tërhiqet në vorbullën e luftës që po zhvillohet në vendin e tij. Më 5 gusht kishte vendosur ta dorëzonte në Parlamentin e Ukrainës një draft-rezolutë për njohjen e Kosovës.

Befasisht, komiteti i jashtëm i Parlamentit të Ukrainës iu bashkua disa politikanëve të Gjermanisë, SHBA-së e Mbretërisë së Bashkuar në një letër drejtuar krerëve të shteteve të fuqishme Perëndimore dhe vetë Bashkimit Europian, duke kërkuar qasje më të ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim i huaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar kryediplomatit europian, Josep Borrell, Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Politikanë perëndimorë letër ShBA-së, BE-së dhe Britanisë – Kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit për shkak të Kosovës

Sipas Tagesspiegel, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër, ku bëhet thirrje për kthim në “ekuilibër dhe proporcionalitet” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

“Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhet ndër tjerash në këtë letër.

Aty shprehet gjithashtu shqetësimi për afrimin e mundshëm të Beogradit me Moskën, duke theksuar se BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë.

Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin gëzon simpati në mesin e popullatës serbe, ndërsa shumë serbë po refuzojnë anëtarësimin e plotë të vendit të tyre në BE, gjë që nuk është parashikuar deri më tani, shkruan Tagesspiegel.

Gjithashtu lexoni:

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Kosova News 06/08/2023 06/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?