Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se java do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit vranësirat të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kurse temperaturat maksimale të kësaj jave do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
Në njoftim thuhet se të hënën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara.
Siç ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen dhe të krijohen kushte për reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të jenë mes 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 22-25 gradë Celsius.
Të martën moti do të jenë I vranët e me intervale me diell. Vranësirat do të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në viset e larta.
Të mërkurën, sipas Institutit, do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa moti i ngjashëm do të jetë edhe të enjten.
Të premten do të jetë dita më e nxehtë e javës së ardhshme.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 28 gradë Celsius.


