Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka shkyçur tre konsumatorë për kyçje ilegale dhe u inspektuan edhe pesë të tjerë.
Përmes një njoftimi KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se po vazhdon aksionin në zonën e shërbimit, në identifikimin e kyçjeve ilegale.


Ndryshe edhe para disa ditësh Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka realizuar tetë shkyçje të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.