KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sekuestrohen 125 bimë kanabis në një repart ushtarak në Tiranë
Rajon

Sekuestrohen 125 bimë kanabis në një repart ushtarak në Tiranë

Kosova News
Kosova News 18:24 -05/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Shqipëri, përpjekjet për kultivimin e marihuanës kanë përfshirë dhe territoret e ushtrisë. Policia njoftoi sot sekuestrimin e 125 bimëve kanabis në një repart ushtarak në Zall Herr të TiranësNë flagrancë, u arrestuan, për shpërdorim të detyrës, Shefi i seksionit të sigursisë dhe dy specialistë, ndërsa janë proceduar penalisht dhe katër të tjerë, mes të cilëve dhe komandanti i repartit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi reagoi për ngjarjen duke e dënuar atë, ndërsa saktësoi se zbulimi i bimëve të kanabisit ishte bërë i mundur falë bashkëpunimit dhe të policisë ushtarake. Ai njoftoi pezullimin nga detyra të të gjithë personave përgjegjës.Policia ka ndërmarrë prej kohësh një aksion të shtrirë në të gjithë vendin kundër kultivimit të bimëve narkotike. Vetëm gjatë kësaj jave, sipas të dhënave të saj, afro 6 mijë forca u angazhuan në aksione antikanabis, duke asgjesuar rreth 17 mijë bimë kanabis. Në total janë 12 persona të arrestuar dhe 10 të tjerë të proceduar penalisht. Vetëm në zonat malore në veri të Shqipërisë, si rezultat i operacionit “Alpet e pastra”, janë asgjësuar deri më tani, mbi 46 mijë fidanë dhe bimë narkotike, raporton VoA.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh sot përmes një postimi në Facebook se “lufta kundër kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike do të jetë sistematike. Kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka qenë një burim financash për organizatat kriminale. Ky burim duhet shuar përfundimisht. Goditje të tjera më të forta po vijnë”, shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 05/08/2023 05/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?