Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vizitën e saj në komunën e Istogut kreu disa ceremoni e vizita, e mes tyre edhe vizitën tek shtëpia e familjes Josiq në fshatin Veriq në atë komunë që u dogj në korrik.
Presidentja Osmani renditi të gjithë itinerarin e vizitës të përcjellë edhe me fotografitë e përshtatshme.
Fotografi për vizitën tek shtëpia e djegur kishte poashtu me mesazhin se ky ishte një akt barbar por shtëpia do të rindërtohet e theksoi megjithatë.
“Ndërkaq, në fshatin Veriq, vizitova shtëpinë e familjes Josiq, e cila u dogj ditë më parë nëpërmjet një akti barbar, por tashmë janë ndarë fondet për rindërtimin e saj. Kosova është shtëpi e të gjithëve pa dallim, ndërkaq Istogu gjithnjë ka qenë shembull i mirë i bashkëjetesës për të gjitha komunitetet.”
Ky gjest e zotim i presidentes gjithsesi do të vlerësohet dhe lëvdohet por fillimisht gjithë institucionet e zyrtarët kosovarë heshtën për incidentin derisa u desh të ndërhynte vet Ambasadori Amerikan Jeff Hovenier që shkoi personalisht dhe e denoncoi në publik.


