KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarët e PDK-së: Qeveria Kurti karakterizohet vetëm me skandale
Politikë

Zyrtarët e PDK-së: Qeveria Kurti karakterizohet vetëm me skandale

Kosova News
Kosova News 14:51 -04/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj dhe avokati Faton Fetahu nga ky subjekt politik, kanë thënë se PDK-ja denoncion shkeljen e shtatë kushtetuese të Qeverisë Kurti, me ç’rast sipas tyre është shpallur antikushtetues Ligji për Zyrtarët Publikë a,  pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji.

Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë dekretimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë – kërkohet ndryshim në disa nene

Nikaj në një konferencë për media tha se në këto 900 ditë të qeverisjes, Qeveria Kurti është karakterizuar vetëm me skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme

“Gjatë këtyre 900 ditëve, fatkeqësisht, Qeveria është marrë shumë pak me qeverisje dhe është marrë tejet shumë me sulme kundër rendit kushtetues të vendit tonë. Siç e dini, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dje e ka shpallur antikushtetues Ligjin për Zyrtarët Publikë, pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji. Ndonëse shkeljet e pushtetarëve tashmë janë me qindra e po shtohen për çdo ditë, për të shtatën herë më radhë, ky vendim konfirmon veprimtarinë dhe aktivitetin antikushtetues të Qeverisë së Albin Kurtit, e karakterizuar për skandale, afera korruptive, kapje të institucioneve, dhe stagnim e degradim të politikës së jashtme”, shtoi Nikaj.

Sipas Nikajt, në vend se të ketë reflektim, llogaridhënie dhe marrje të përgjegjësisë për këto shkelje të vazhdueshme, po shihet vetëm një kryeneçësi të Qeverisë për të mbrojtur veprimet e saj joligjore.

“Në këtë moment, kemi një Ambasador në detyrë, i cili është i dyshuar për shpëlarje të parave, kemi një Kryeshef të Korporatës Energjetike të Kosovës i cili është paraburgim por jo të shkarkuar nga detyra, kemi një kryeshef të një ndërmarrje publike rajonale, i cili në vend që të shkarkohet nga detyra po vazhdon ta ushtrojë atë pa asnjë pengesë. Kemi ministra të përfshirë në afera publike të cilët po vazhdojnë të mbajnë postet e tyre. Kemi ministra, zëvendësministra e zyrtarë të shumtë të emëruar nga ky pushtet të cilët janë nën hetime. 900 ditë të këtij pushteti nuk kanë prodhuar zhvillim, nuk kanë sjellë ndryshim, por kanë prodhuar vetëm skandale, afera korruptive, keqqeverisje dhe papërgjegjësi”, tha ai.

Prandaj, PDK në konferencë ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme, siç thonë ata,  për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë.

“Është koha e fundit që të gjithë përgjegjësit për këto veprime, të japin dorëheqje ose të shkarkohen për keqmenaxhim në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare. Siç ka thënë edhe Kryeministri vet: “Kush e shkelë ligjin është kriminel, kush e shkelë kushtetutën është super-kriminel”. Prandaj, është koha që sot Kryeministri të kaloj nga fjalët në vepra. Në të kundërtën, nëse Kryeministri nuk guxon, nuk mundet ose është i paaftë për të mbajtur përgjegjës nëpunësit e tij për keqqeverisje dhe keqqmenaxhim, të lëshoj rrugë dhe t’ia kthejmë mandatin qytetarëve, e vendit t’i jepet një Qeveri e re, kredibile, e përgjegjshme dhe e cila rikthen Kosovën në kursin e zhvillimit, integrimit dhe zbatimit të mirëfilltë të demokracisë”, theksoi Nikaj.

Ndërsa, avokati Faton Fetahu tha se ka prova të bollshme se sfidimi i sistemit kushtetues është veprimtaria më e suksesshme e pushtetit të Albin Kurtit.

“Për shkak të përvojës relativisht të gjatë në procese kushtetuese, kam pasur fatin që të angazhohem në kapacitetin profesional në betejat kushtetuese që janë zhvilluar viteve të fundit, dhe të cilat, padyshim përbëjnë jo vetëm raste studimore për katedrat e drejtësisë kushtetuese, por paraqesin njëkohësisht edhe apetitet abuzive për pushtet të pakufizuar të bartësve të jetës institucionale të kësaj qeverie, si në mandatin e parë, ashtu edhe tani, në mandatin e dytë”, tha Fetahu.

Fetahu shtoi se PDK nuk do të ndalet së angazhuari për të mos lejuar diktaturë dhe për të mos cenuar rendin demokratik në vendin tonë.

“Si avokat dhe si Përfaqësues i Autorizuar i Grupit Parlamentar të PDK-së, ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar kur shoh vullnetin e plotë të deputetëve për t’i qëndruar besnik betimit që ata e kanë dhënë për të mbrojtur Kushtetutën dhe vlerat e saj”, theksoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 04/08/2023 04/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?