FC Ballkani ka publikuar formacionin zyrtar të 11-shës startuese në ndeshjen kundër FC Larne.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Solitude Stadium” të Belfastit, me fillim nga ora 20:30.
Në këtë ndeshje, Ballkani kërkon me ngulm kualifikimin në rrethin e tretë të eliminatoreve të UEFA Conference League.
11-shja startuese e Ballkanit është si në vijim:
Koliçi, Kuc, Jashanica, Potoku, Thaqi, Trashi, Emçrllahu, Zyba, Gripshi, Korenica, Kryeziu.