KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shumë  pikëpyetje mbi Klan Kosovën dhe kompanitë e Devollëve  që ende mbesin pa përgjigje !?
Lajme

Shumë  pikëpyetje mbi Klan Kosovën dhe kompanitë e Devollëve  që ende mbesin pa përgjigje !?

KosovaNewss
KosovaNewss 20:05 -02/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Javë më parë portali ‘KosovaNews’ ka publikuar një hulumtim  ekskluziv lidhur me strukturen dhe pronësinë e televizionit kombëtar Klan Kosova, që nga fillimet e operimit të tij në Kosovë e deri më sot.
Në kohën kur i gjithë opinioni publik e dinte që Klan Kosova është pronë e vëllezërve Devolli, më saktësisht Shkëlqim Devollit, pamë që vërteta doli të ishte krejt ndryshe. Së paku në letra.

Pas publikimit të këtij hulumtimi, i cili tronditi opinionin publik, institucionet e Kosovës, më saktësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), reagoi, fillimisht duke ia pezulluar certifikatën e biznesit, ndërsa javën e kaluar ia revokoi këtë çeritfikatë dhe çështja do të shkoj në gjykatë. Me gjithë afatin që i kishte dhënë për t’i rregulluar dokumentet kompania “Klan Kosova” Sh.P.K. nuk i kishte plotësuar tërësisht këto dokumente, në bazë të ligjeve të Republikës së Kosovës. Tek çertifikata e pronarëve të vërtetë të kompanisë amë të Klan Kosova – KGO Media Investments DOOEL, ende qëndron si shtet i prejardhjes së kapitalit – Serbia.
Që nga plasja e këtij skandali edhe sot  e kësaj dite, publiku nuk është se ka marrë përgjigje të qarta në shumë prej dilemave të ngritura rreth këtij skandali.

Në artikullin më poshtë kemi përzgjedhur  5 pyetje thelbësore, çështjet që nga ky skandal ende nuk kanë përgjigje nga personat përgjegjës:


Pse është bërë regjistrimi me pasaportë Serbe, ndërkohë që këta persona kanë shtetësi të Kosovës?

“Argumenti” se “Peç, Srbija” dhe “Djakovica, Srbija” ka qenë problem teknik bie, me faktin se në të njëjtën kohë e kanë regjistruar po në Shkup firmën “Ventius” (firma prapa “Comodita”). Adresa e së cilës është: “Peç, Kosovo”. Kështu, pra, ” Peç, Kosovo” është e regjistruar në Shkup edhe firma amë e Euro-Lab shpk (që njifet si “homologimi”) dhe shumë kompani tjera të vëllezërve Devolli.
Pra, a kemi të bëjmë këtu me fshehje të investimeve të ardhura kushedi se nga ku, përfshirë nga Serbia?  Ndër tjera, edhe blerja e të drejtave të transmetimit të sporteve nga kompania  bijë e Telekom Serbia – Arena Sport, pra në këtë rast  duke e konsideruar kompaninë “Art Motion” si operator lokal i cili vepron brenda territorit të Serbisë. Me këto të drejta, ArtMotion e ka monopolizuar tregun dhe ka arritur t’i gjunjëzojë e më pas t’i blejë shumë operatorë tjerë në Kosovë.

Pra, regjistrimi nuk na del të jetë problem teknik ashtu siç mundoheshin ta paraqisnin disa “analistë” dhe “gazetar” nëpër studiot televizive.

Nëse pronari i Klan Kosovës, në këtë rast Kushtrim Gojani, ka qenë një individ i vetëm, atëherë prej nga i ka investimet? Cila është rrjedha e arritjes së investimeve, prej të cilave janë blerë asete milionëshe?

Pra, si është e mundur që një kompani që publikisht promovohet si pjesë e kompanive të Devollëve, kompani që ka investime e asete milionëshe, të jetë në  pronësi të një njeriu të vetëm? A kemi kemi të bëjmë këtu me fshehje të pronarëve e përfituesëve të vërtetë?  Apo të vërtetën tjetër ende nuk e kemi mësuar?

3. A ka “Klan Kosova” shpk pasqyra financiare të audituara dhe a i publikon këto tek Këshillit Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) KKRF?
Nëse lidhja në mes të Euro-Lab sh.p.k. (kompani kjo e homologimit, po ashtu kompani e Devollëve) dhe e “Klan Kosova” sh.p.k. është bërë nëpërmjet British Virgin Islands dhe Qipros, atëherë si ka mundësi që ende ATK (Administrata Tatimore e Kosovës) dhe NjIF (Njësia e Inteligjencës Financiare) nuk kanë bërë një kontroll në tërë grupin e këtyre kompanive.

Jo vetëm për këto dy kompani, por për tërë grupin e Devollëve, në veçanti për Dardafon.Net LLC / Z-Mobile, që po ashtu është pjesë e këtyre kompanive.

4.Nëse Baton Haxhiu në invervistë për Media Observatory, publikisht, ka thënë se është pronarë i 20% të aksioneve, pse nuk figuron si i tillë në hulumtimin që është bërë? A janë z. Florent Nallbani, Valon Shala, Kushtrim Gojani proxymanë, apo siç njifen në popull bedelë? A është kjo e ligjshme? Kush janë përfituesit fundor? Kushtrim Gojani ka deklaruar në Shkup se është pronar i vërtetë i kompanisë amë të Klan Kosova.

Në të gjitha dokumentet që kemi kaluar përgjatë hulumtimit tonë, askund Baton Haxhiu nuk figuron si aksionarë, anipse ai publikisht e ka thënë një gjë të tillë. Dilema këtu është se cili ka qenë roli i tij, si sekser në mes politikës e biznesit apo edhe investimeve nga burime të dyshimta që vijnë nga Qipro, British Virgin Islands, Bjellorusia e oriigjina tjera me rrezik të lartë.


5.Cila është e vërteta e Adriatik Kelmendit?

Nëse Adriatik Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga Klan Kosova për t’u bërë anëtar i Bordit të Drejtorëve të “Devolli Corporation”, mu ditën që ne i dërguam pyetjet në ARBK, atëherë, këtu mund të shtrohen disa dilema:
(1) Cila është lidhja në mes të këtij bord drejtorësh dhe këtyre kompanive, kur pronarët (së paku në letra) nuk janë të njejtë, por janë disa individë që kanë punuar ose punojnë punë të ndryshme tek Devollët?
(2) Ligji për shoqëritë tregtare kërkon që pasqyrat financiare të kompanive të lidhura të jenë unike, të auditura edhe të publikuara.
(3) Ky ligj kërkon që shoqëria të ketë komitet të auditimit dhe funksion të auditimit të brendshëm;
(4) Për të gjitha këto përgjegjësi ligjore kanë anëtarët e bordit;
A i di anëtari i bordit të Devollëve Adriatik  Kelmendi këto përgjegjësi?
Të gjitha këto dilema të shtruara më sipër publiku ende nuk i ka të ditura. Shpresojmë të paktën që institucionet shtetërore  t’i kenë të njohura, pasiqë këto pyetje dhe dilema përveçse janë në interes të opinionit publik, ato janë edhe interes shtetëror.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

KosovaNewss 03/08/2023 02/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?