Një vajzë 14-muajshe vdiq pasi gjyshja e saj e la brenda veturës në New York për tetë orë.
54-vjeçarja harroi ta linte fëmijën në qendrën e kujdesit dhe shkoi në punë duke e lënë vajzën në ulësen e veturës, ka thënë policia.
Tetë orë më vonë, gjyshja shkoi ta merrte vajzën në qendrën e kujdesit dhe e kuptoi se në fakt e kishte harruar në veturë, raportoi AP.
Ajo u dërgua në spital, por ishte vonë pasi tashmë kishte vdekur.
Rreth 40 fëmijë vdesin nga i nxehti në SHBA çdo vit pasi lihen ose ngecin në automjet. Shumica e rasteve ndodhin kur prindi ose kujdestari harron se fëmija është në veturë.
Temperatura ishte 28 gradë Celsius, por brenda një veture zakonisht temperaturat arrijnë gradë më të lartë.


