Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Zhur-Prizren.
Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Tashmë janë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar Azem Baraliu, shef i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar”, dekalroi Baraliu.
Ai shtoi se njëri nga të lënduarit ka lëndime më të rënda dhe për këtë arsye është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./KosovaNews/







