Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka njoftuar se ka nominuar kompaninë nga Kosova “Tive” për çmimin prestigjioz të Sekretarit të Shtetit. Sipas njoftimit, arsyeja e nominimit qëndron pikërisht në përpjekjen e tyre për fuqizimin e gruas në Kosovë.
“Ambasada në Prishtinë është krenare të nominojë ‘Tive’ për Çmimin e Sekretarit të Shtetit Blinken 2023, për Përsosmëri Korporative për përkushtimin e tyre në fuqizimin e grave në mbarë Kosovën”, thuhet në njoftim.
“Tive” është kompani vendore që merret me çështje të përcaktimit të vendodhjes dhe monitorimin aktiv të dërgesave në botë. Themelues i saj është Krenar Komoni. Ndërkaq çmimi prestigjioz ndahet për herën e 23-të këtë vit si dhe është një shpërfaqje për kompanitë që mishërojnë vlerat amerikane, rrisin përpjekjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndikime pozitive në komunitete lokale dhe botërore.
“Programet e kodimit të Tive për gratë forcojnë ekonominë e Kosovës dhe promovojnë diversitet më të madh, barazi dhe përfshirje Sec StateAc”, ka shkruar tutje Ambasada.


