KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Mbi 5 mijë marrëdhënie pune të ndërmjetësuara me superpunën
Politikë

Kurti: Mbi 5 mijë marrëdhënie pune të ndërmjetësuara me superpunën

Kosova News
Kosova News 20:16 -31/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për shkak të interesimit të vetë komunave dhe shkollave, viti shkollor 2023-2024 do të na gjejë me 21 shkolla profesionale në 13 komuna ku do të ofrohen edhe tetë profile shtesë, si: rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, si dhe estetist. Kurti i bëri këto komente gjatë një bashkëbisedimi me studentë nga instituti veror ‘’Teach for Kosova’’, në hapësirat e Universitetit Amerikan në Kosovë, RIT Kosovo.

Teksa falënderoi për mundësinë e këtij bashkëbisedimi, kryeministri riktheu në kujtesë e me nostalgji kohën kur ka qenë student dhe është marrë me studime aktive.

“Nostalgjia për studime bën që të mos e braktisësh asnjëherë të qenurit student”,  tha ai.

 Kryeministri Kurti ndau me studentet e pranishëm detaje dhe ndodhi nga angazhimi dhe udhëtimi i tij politik, duke filluar nga aktivizmi studentor.

Sot si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai tha se vëren vazhdimisht se sa herë që flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë, së herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin, duke theksuar keshtu rëndësinë lidhjes së tregut të punës me arsimimin profesional përmes arsimit dual.

 “Arsimi dual sipas modeleve të vendeve gjermano-folëse, në Kosovë ka nisur pilotimin në vitin 2022-2023 në katër shkolla profesionale, në tre komuna, me katër profile: kuzhinier, floktar, kamerier dhe murator. Ndërkaq tani, për shkak të interesimit të vet komunave dhe shkollave, viti shkollor 2023-2024, do të na gjej me 21 shkolla profesionale në 13 komuna ku do të ofrohen edhe tetë profile shtesë, përfshirë atë si rrobaqepës, automekanik, përpunues i metalit, përpunues i drurit, instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, instalues elektrik, tregtar me shumicë dhe pakicë, dhe estetist”, tha ai.

Kryeministri fokus i dha edhe qeverisjes dyvjeçare. Ai veçoi se gjatë kësaj periudhe Qeveria ka rritur buxhetin për arsim për 26%, teksa arsimin e lartë publik e ka bërë falas, ndërkaq vëmendje të veçantë i ka dhënë vajzave në fushat STEM duke i ofruar mbështetje të madh përmes bursave.

 Para studentëve, ai ka folur për angazhimet e shumta të qeverisë me theks të veçantë për platformën e punësimit për të rinjtë e moshës 18-25, Superpuna, e cila që prej lansimit të saj ka rezultuar mjaft e suksesshme me mbi 5 mijë marrëdhënie pune të ndërmjetësuara.

Sipas një komunikate për media, kryeministri iu përgjigj pyetjeve të studentëve të cilët ishin kureshtar për të ditur rreth shumë çështjeve të ndryshme që lidhen me qeverisjen.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 31/07/2023 31/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?