KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AUV-i me mungesë të inspektorëve, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes në ushqim
Siguri

AUV-i me mungesë të inspektorëve, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes në ushqim

Kosova News
Kosova News 11:00 -31/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, deklaroi se ky institucion ka mungesë të inspektorëve, derisa shtoi se ata shpeshherë punojnë edhe jashtë orarit të punës.

Sipas Thaçit, AUV-i përpiqet të ketë mbulueshmëri në tërë territorin e Kosovës, por sipas tij, numri i kufizuar i inspektorëve e vështirëson këtë.

“Kemi numër tejet të kufizuar të inspektorëve e ne i sforcojmë ndonjëherë të punojnë edhe jashtë orarit. E kuptojnë rëndësinë e veprimit karshi shëndetit të qytetarëve e s’po përtojnë të punojnë. Pos fushës së sigurisë mbulojmë edhe fusha të tjera”, deklaroi ai në KTV.

Sipas zëdhënësit të AUV-it, qytetarët duhet të bëjnë kujdes me ushqimet dhe të raportojnë menjëherë nëse shohin që produktet ushqimore që i blejnë, janë të prishura apo të pangrënshme.

Thaçi përmendi rastin kur janë asgjësuar 2.288 pashteta ditë më parë. Ai tha se pashtetat e dy lloteve s’i kanë përmbushur kushtet për konsum, me ç’rast inspektorët kanë reaguar.

“Raportimi ka ardhur nga rrjetet sociale. Ekipi inspektues ka shkuar dhe ka gjetur se në dy llote të prodhimit kemi hasur një defekt në proces të prodhimit dhe si shkak i kësaj ka ardhur te krijimi i mykut apo prishjes së produktit. E kur janë hapur (pashtetat) nga ekipet, është vërejtur shenja atipike të një produkti të rregullt, kundërmimi e edhe gjurmimi fizik, ka filluar kalbëzimi i produktit brenda konservës”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit të Agjencisë, edhe qytetarët duhet të japin kontribut në sigurimin e ushqimit, derisa shtoi se incidentet në ushqim është normale të ndodhin por duhet të veprohet më kohë.

“Nga viti në vit kemi progres në rritje të sigurisë ushqimore. Ky progres po shkon edhe me rritje të vigjilencës së konsumatorëve…Prodhuesit në Kosovë janë të nivelit të Bashkimit Evropian”, tha Thaçi.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 31/07/2023 31/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?