KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drashkoviq: Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut
Rajon

Drashkoviq: Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut

Kosova News
Kosova News 23:16 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO) dhe ish-kreu i diplomacisë së ish RFJ-së, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia është në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian por, sipas tij, në realitet ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga ajo.

Ka shtuar se propaganda dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran.

Drashkoviq ka thënë se sanksionet ndaj drejtori të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

Ai ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili citohet të ketë thënë se Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësohen.

Drashkoviq për portalin Pobjeda ka thënë se ambasadori Hill është një diplomat i mençur. Sipas tij, kur ai thotë “po” do të thotë “ndoshta dhe kur thotë “ndoshta” sipas tij do të thotë “jo”.

Sipas tij Washingtoni kujdeset për një Serbi të çliruar nga kthetrat e KGB-së dhe të çliruar nga trashëgimia e përgjakshme e Sllobodan Millosheviqit.

Ka shtuar se ambasadori Hill inkurajon, inkurajon Serbinë që të lëvizë drejt integrimit euroatlantik dhe ofron ndihmë nëse Beogradi e kërkon atë ndihmë.

“Formalisht, Serbia është në favor të anëtarësimit në BE, por në realitet – ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga BE-ja. Propaganda e drejtuar dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran. Si të anëtarësohemi në BE dhe të jemi armiqësorë ndaj NATO-s, kur të gjithë anëtarët e BE-së – përveç Austrisë, e cila është e ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare – janë edhe anëtarë të NATO-s, e cila sot është edhe mbrojtëse e BE-së kundër diversioneve të rrezikshme të regjimeve totalitare në Moska dhe Pekini, si dhe nga rritja e lëvizjeve neo-naziste dhe neofashiste në vendet e Evropës?!”, ka thënë ai.

Duke folur për politikën e Perëndimit, ai ka thënë se ka ndikuar shumë në destabilitetin dhe marrëdhëniet e trazuara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Angela Merkel ishte strumbullari i strategjisë së ‘stabilokracisë’; ajo ishte gjermani Neville Chamberlain. Është e rëndësishme, me çdo kusht, të ruhet paqja në Ballkan, të korruptohen dhe lavdërohen liderët e prirë për trazira dhe ligësi, sepse një shpërthim i ri lufte në Ballkan mund të shkaktojë ballkanizimin e Evropës. Kjo është edhe e gabuar edhe e rrezikshme. Tumori hiqet, tumori nuk ushqehet. Kjo është arsyeja pse Serbia, BeH dhe Kosova janë shpirtërisht ende në vitet nëntëdhjetë. Është edhe më tragjike që ‘stabilokracia’ e Angela Merkelit përkoi me strategjinë e Moskës për ‘konflikte të ngrira’”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se frika nga shpërthimi i “konflikteve të ngrira” në zemër të Ballkanit, në mes të tragjedisë ukrainase, do të përshpejtojë disa lëvizje radikale amerikane.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për Serbinë, ambasadori Hill e di se Serbia vetëm shfaq një dëshirë të vazhdueshme që BE-ja të jetë një bankomat për donacione dhe kredi të lira, për të ruajtur regjimin pa viza me vendet e BE-së, për investime evropiane dhe perëndimore dhe kompanitë të mbërrijnë në Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?