KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rriten shifrat e dhunës në familje, dënimet e vogla mbeten shqetësim  
Siguri

Rriten shifrat e dhunës në familje, dënimet e vogla mbeten shqetësim  

Kosova News
Kosova News 11:58 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me gjithë thirrjet që dhuna në familje të trajtohet me prioritet nga të gjitha institucionet dhe thirrjes për ndalim të këtyre rasteve, shifrat po rriten.

Në 6 muajt e parë të këtij viti janë shënuar 1272 raste të dhunës në familje, 100 raste më shumë se në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Numri më i madh i këtyre rasteve janë gra.

Në Ministrinë e Drejtësisë janë të vetëdijshëm se ky numër është më i madh.

Shumë gra në Kosovë jetojnë duke përjetuar dhunë sistematike dhe nuk e raportojnë atë.

“Besojmë që shumë më shumë ndodhë dhuna, por vitet e fundit është rritur vetëdija për raportim të rasteve të dhunës në familje. Për ne është shqetësues numri i madh i rasteve të raportuara”, tha për RTK-në, Nazlie Bala, këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Për shoqërinë civile dënimet e vogla dhe tendenca për fajësimin e viktimës mbeten shqetësimi kryesor.

“Ekziston tendenca e minimizimit të dhunës dhe fajësimit të viktimës, dhe në këtë mënyrë ato dekurajohen për të vazhduar me zhvillimin e rastit dhe përfundimin me një vendim gjyqësor, pasi dënimet janë shumë të vogla”, tha Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave.

Me dënimet e vogla nuk pajtohet as këshilltarja e ministres Albulena Haxhiu, megjithëse thotë se ky është vendim i gjyqësorit.

“Dënimet janë të ulëta, por këto janë procedura që bien në domenin e gjykatës, sepse dënimi është fjala ë fundit e gjyqësorit. Natyrisht që nuk pajtohemi me ketë shkallë të ulët të dënimeve”, tha Bala.

Autoritetet në vend shqiptojnë gjoba të ndryshme për dhunë në familje, përfshirë burgimin me kusht, me gjobë, apo dënime efektive. Në 5 vitet e fundit në organet e rendit janë regjistruar 8,688 viktima të dhunës në familje.

Gjithashtu lexoni:

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?