Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj janë regjistruar tri raste në 24 orët e fundit të përdorimit të armëve në ahengje.
Sipas njoftimit, rastet kanë ndodhur në fshatrat Greme, Slivovë dhe në rrugën “Kadri Zeka”.
Policia njoftoi se i ka marrë veprimet e menjëhershme dhe ka identifikuar tre të dyshuarit që kanë shtënë me armë zjarri.
Ata janë shoqëruar për në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. Policia ka konfiskuar tri pistoleta.
Rastet janë iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës”.



