Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se po vazhdon asfaltimi i rrugës në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Ai gjithashtu ka njoftuar se në këtë komunë do ti rregullojnë një nga një akset e tjera rrugore.
Duke ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Po vazhdon asfaltimi i rrugës në lagjën e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Një nga një, lagje për lagje, po i rregullojmë edhe akset tjera rrugore në këtë komunë, kështu duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.”, ka shkruar Aliu në facebook.


