Ministri Mehaj falënderoi kolonelin italian Chironi për mbështetjen e FSK-së
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka nderuar me mirënjohje Këshilltarin Bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi, me një takim lamtumirës.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen e tij ndaj kolonel Chironi për shërbimin dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për ndihmën në realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë.
Ministri Mehaj gjithashtu i uroi suksese kolonelit Chironi në detyrat e tij të ardhshme, si dhe për pasuesin e tij, kolonel Mario di Girolamo, duke shpresuar që bashkëpunimi mes dy vendeve të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe i frytshëm për të ardhmen.
“Në një takim lamtumirës prita këshilltarin bilateral të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, kolonel Stefano Chironi.
Me këtë rast për shërbimin e tij dhe kontributin e dhënë në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe realizimin e planit bilateral me Forcat e Armatosura të Republikës së Italisë, u dekorua me mirënjohje nga ana ime.
Kolonel Chironi dhe pasuesit të tij kolonel Mario di Girolamo, u dëshiroj suksese në detyrën dhe misionin e tyre të ri.”, ka shkruar Mehaj në facebook.