KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestimi i zyrtarëve dhe i biznesmenit në Shqipëri, dyshohen për përfshirje në disa vrasje
Rajon

Arrestimi i zyrtarëve dhe i biznesmenit në Shqipëri, dyshohen për përfshirje në disa vrasje

Kosova News
Kosova News 22:46 -28/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK) më 27 korrik, ka çuar në arrestimin e drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, ish-kreut të Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, një biznesmeni të njohur dhe disa pjesëtarëve të grupeve kriminale.

SPAK-u kishte lëshuar 15 urdhërarreste në këtë rast, prej të cilave u ekzekutuan vetëm gjashtë gjatë operacionit të enjten.

Të arrestuar janë Xhevahir Lita, prokuror në qarkun e Kukësit, Oltion Bistri, ish-shef i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, Ardit Hasanbega, ish-shef i Zyrës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shkodrës, i cili u shkarkua nga policia një vit më parë, ndërsa ishte me detyrë në Berat.

U arrestua edhe biznesmeni i njohur në Shqipëri, Pëllumb Gjoka, i cili është denoncuar nga opozita për lidhjet e tij me qeverinë dhe përfitim të pasurive publike.

SPAK thekson se “janë dokumentuar vepra penale të kryera nga zyrtarë publikë, punonjës të policisë së shtetit të nivelit drejtues, punonjës të policisë të shtetit të nivelit të lartë drejtues, si dhe prokurori i arrestuar, të cilët cenonin funksionimin e rregullt të shtetit ligjor dhe sundimin e ligjit”.

Njoftimi i policisë së shtetit për këtë operacion të koduar “Metamorfoza” sqaron rolin e zyrtarëve dhe të personave të përfshirë në këtë hetim të SPAK-ut.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka dyshohet për “vrasje me paramendim” kryer përmes bashkëpunimit në një grup të strukturuar kriminal. Bëhet fjalë për vrasjen e një shtetasi në korrik të vitit 2020 në Shkodër. Po ashtu, në tri vrasje të tjera, të ndodhura në Tiranë dhe Shkodër, sipas policisë biznesmeni ka “siguruar kushtet dhe mjetet për kryerjen e vrasjeve”.

Ish-shef i Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, dyshohet për “shpërdorim detyre” duke “zbuluar akte dhe të dhëna sekrete”

Ndërsa Ardit Hasanbega, ish-shef i Zyrës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shkodrës, dyshohet se ka “siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasje”, dhe ka marrë pjesë në “grup të strukturuar kriminal” në dëm të dy shtetasve të vrarë në vitin 2020 në Shkodër.

Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, dyshohet për dy raste korrupsioni e gjithashtu për përfshirje në “grup të strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit janë kryer kontrolle në 26 banesa dhe ambiente dhe janë sekuestruar tetë armë zjarri, prej të cilave gjashtë pistoleta, një automatik dhe një pushkë, municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, dy baza për vendosje snajperi , tri armë gjahu, dy baza karikues radiosh policie, dy armë të ftohta, tri maska, një paruke, tetë automjete (katër prej tyre të blinduara), një kamerë kurth, dy targa automjetesh, tri ora dore të markave të shtrenjta, 3.409.000 lekë ( 34 mijë euro), 31.205 euro, 4.400 dollarë, tri USB, shtatë DVR, 28 celularë dhe një laptop, shkruan rel.

Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe Ervis Martinaj, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i shpallur i zhdukur. Për të zbardhur fatin e tij, kryeministri Edi Rama, i pati dhënë 100 ditë afat policisë. Që atëherë ka kaluar thuajse një vit, por deri tani asgjë nuk është zbuluar.

Në kërkim është edhe Prek Kodra. Emri i tij përmendej në një email të Njësisë së Antiterrorit të Policisë së Kosovës drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Shqipëri, Gledis Nanos, në vitin 2021, ku pretendonte se “do të vriste kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”. Dokumenti u publikua nga hakerët mes mijëra komunikimeve të policisë së shtetit shqiptar.

Prokuroria e Posaçme e ka zhvilluar këtë operacion në bashkëpunim me Eurojust-in, Europol-in dhe agjencitë për zbatimin e ligjit nga Belgjika, Holanda dhe Franca. Shtetasit e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim rezultojnë të përfshirë në aktivitet kriminal në Shqipëri dhe në disa vende evropiane.

Hetimet kanë zbuluar se ky grup kriminal është përgjegjës për pesë vrasje në Shkodër dhe Tiranë gjatë katër vjetëve të fundit, si dhe për një plagosje të ndodhur në 2021 në Shkodër. Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK-u, është dokumentuar se personat me precedentë kriminale, kanë kryer edhe ngjarje të tjera, për të cilat vijojnë hetimet.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 28/07/2023 28/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?