Italia dhe Turqia kanë bërë ofertë të përbashkët për të organizuar Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2032, ka njoftuar UEFA të premten.
Kjo pasi Federata Italiane e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit kanë vendosur t’i shkrijnë propozimet individuale në një të vetme.
“UEFA tani do të punojë me dy federatat për të siguruar që dokumentacioni që do të dorëzohet për ofertën e tyre të përbashkët është në përputhje me kërkesat”, ka njoftuar organi drejtues i futbollit evropian përmes nje deklarate.
Se kujt do t’ia besojë UEFA organizimin do të merret vesh më 10 tetor.
Një ofertë tjetër të përbashkët e kanë bërë Anglia, Irlanda e Veriut, Republika e Irlandës, Skocia dhe Uellsi.