KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri: Kuvendi nisi dhe u mbyll me dështim
Politikë

Tahiri: Kuvendi nisi dhe u mbyll me dështim

Kosova News
Kosova News 12:18 -28/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Seanca e fundit parlamentare në Kosovë u anulua, duke përfunduar kështu sesionin pranveror të Kuvendit. Ndërkohë, partitë opozitare, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), organizuan konferencë për media për të shprehur shqetësimet e tyre.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka theksuar se partia e tij kishte bërë një konfirmim të qartë për të votuar në favor të disa marrëveshjeve të rëndësishme të cilat ishin paraparë të diskutoheshin në seancën e fundit.

Përveç kësaj, Tahiri ka akuzuar Qeverinë për dështim të seancës, duke e cilësuar këtë si një pasojë e anulimit të qëllimshëm.

“Sot jemi dëshmitar të anulimit të qëllimshëm të një seance, për me i ikë debatit për skandalin “zdravo” që tashmë iu ka shtuar emri “zejtin”, por edhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat ne kemi premtuar me dhanë votën sot”, është shprehur Tahiri.

Në fjalimin e tij, Tahiri ka thënë se moszhvillimi i seancës është një goditje për Kosovën, e cila tashmë duket e dobët, jo vetëm brenda kufijve të saj, por edhe në arenën ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ai ka shprehur shqetësimin se mosmbajtja e seancës ka ndikuar në mungesën e diskutimeve për çështje kyçe, duke i shmangur vendit mundësinë për të shqyrtuar dhe miratuar marrëveshje të rëndësishme.

Gjithashtu, kritikat nga deputeti i AAK-së ka kritikuar Qeverinë për mungesën e vullnetit për të zgjidhur çështje thelbësore në vend.

Ai ka ngritur shqetësimin e policëve të rrezikuar dhe akuzoi se ka pasur mungesë përgatitjeje në krijimin e një rregulloreje për shtesat e tyre të rrezikshmërisë.

Po ashtu, ai ka theksuar se nuk është trajtuar seriozisht çështja e rritjes së pagave për këtë kategori, duke i quajtur këto thirrje “gënjeshtra të pastërta”.

“Qeveria nuk ka dashur të diskutojë as për policët që janë të rrezikuar, janë gënjeshtra të pastërta ajo që flitet për rritje të pagave, 6 muaj s’kanë mbërri me përgatitë një rregullore për shtesa për rrezikshmëri”, ka deklaruar ai.

Seanca e së premtes e Kuvendit është mbyllur pa nisur punimet. Deputetët e Qeverisë kanë munguar, prandaj nuk ka pasur kuorum. Me këtë rast Kuvendi mbylli punimet për seancën pranverore.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 28/07/2023 28/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?