Një shtetas i Maqedonisë është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.
Sipas, Policisë i lënduari është duke u trajtuar në QKUK.
“Ferizaj 27.07.2023-07:15. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa të huaja. Si pasoj përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturës mashkull shtetas i Maqedonisë i cili ka pranuar tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është informuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.