Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku ka reaguar ndaj koreografisë së organizuar në ndeshjen miqësore të futbollit të zhvilluar dje ndërmjet “Yllit të kuq” dhe Fiorentinës në Beograd, e ku tregohej qartazi për mendësinë e pandryshuar të Serbisë.
Çku thotë se në këtë mënyrë Serbia mobilizon tifozërinë për të përcjell mesazhe lufte.
“Grupi i tifozerisë “Delije” mbrëmë ka shfaqur një koreografi ku shihet një tank i madh me sfondin e flamurit serb dhe me shkrimin nën të “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”. Serbia edhe një herë tregoi që nuk e kursen as sportin si platformë për promovimin e politikës së saj luftënxitëse”, ka shkruar në reagimin e tij ministri Çeku.
Ai shtoi se kërcënimet me luftë nga stadiumi i futbollit duhet të kundërshtohen nga organizatat ndërkombëtare të futbollit, të cilat i ftojmë për marrjen e masave të duhura ndëshkuese.
“Këto veprimeve të Serbisë janë të papranueshme, andaj komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të qëndrojë në heshtje”, ka thënë mes tjerash Çeku.