KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI pezullon zgjedhjen e Merita Shalës për rektore në Universitetin e Mitrovicës
Arsim

MAShTI pezullon zgjedhjen e Merita Shalës për rektore në Universitetin e Mitrovicës

KosovaNewss
KosovaNewss 11:25 -27/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) e ka pezulluar zgjedhjen e rektores së re të Universitetin të Mitrovicës “Isa Boletinit”.

Në një njoftim për media thuhet se deri te pezullimi ka ardhur pasi që ka pranuar njoftime dhe ankesa lidhur me pretendimet për shkelje të rregullave ligjore gjatë të gjitha fazave të këtij procesi.

Sipas MAShTI-t, si pasojë, këto pretendime dhe ankesa u janë drejtuar organeve të brendshme të MAShTI-t, përgjegjëse për vlerësimin e ligjshmërisë së këtij procesi.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit duke u mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, Statutin e Universitetit dhe legjislacionin sekondar, ka kompetencën për të garantuar zbatimin e ligjit në institucionet e arsimit të lartë. MAShTI njofton se si organ i shkallës ankimore sipas statutit të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” do të shqyrtojë këto ankesa sipas ligjit në fuqi.  Derisa organet e MAShTI-t të vendosin mbi ligjshmërinë e procesit sipas autorizimeve ligjore, vendimi i zgjedhjes se rektorit/es do të jetë i pezulluar”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ministria e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit thekson se është e përkushtuar dhe angazhohet për respektim të plotë të ligjshmërisë, transparencës dhe integritetit të këtij procesi.

Shkelje të shumta

Merita Shala është zgjedhur si rektore e re në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” tri ditë më parë.

Por siç merr vesh KosovaNeës në këtë proces ka pasur shkelje të shumta. Fillimisht mbledhja është mbajtur nga anëtarët e brendshëm të Këshillit Drejtues në mungesë të kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit të Këshillit në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin e Universitetit dhe Rregulloren mbi Punën e Këshillit Drejtues.

Po ashtu, siç kuptojmë ky proces është zhvilluar pas pranimit të opinionit të Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë (DMZP) që konstaton shkelje në konkurs.

Në bazë të informacioneve tona, zgjedhja e Merita Shalës është bërë vetëm nga katër anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit, ndërsa kanë munguar tre anëtarë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Në bazë të Statutit në marrjen e vendimeve të Këshillit Drejtues duhet të jenë prezent 2/3 e anëtarëve, që nënkuptohet minimumi 5 anëtarë, ndërsa në mbledhjen e mbajtur me 24 Korrik 2023 ku është bërë zgjedhja e rektores së re, kanë qenë vetëm katër.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

KosovaNewss 27/07/2023 27/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?