KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Thaçit: Ndërprerja e hetimeve ndaj Lajçit, fitorja e parë në Speciale
Siguri

Avokati i Thaçit: Ndërprerja e hetimeve ndaj Lajçit, fitorja e parë në Speciale

Kosova News
Kosova News 09:21 -27/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas më shumë se katër vjet e gjysmë, Dhomat e Specializuar me seli në Hagë i kanë ndërprerë hetimet ndaj Driton Lajçit, ish-udhëheqës për Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar nga Gjykata Speciale në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Lajmin për ndërprerjen e hetimeve ndaj Lajçit e ka konfirmuar zyra e avokatisë së Toby Cadman, mbrojtës i Lajçit.

Lajçi dyshohej se në cilësinë e Udhëheqësit të Zyrës për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale, kishte penguar drejtësinë dhe kishte zbuluar disa dokumentacione konfidenciale.

Avokati mbrojtës i Lajçit, Toby Cadman në një intervistë për “Info Plus” në RTK ndërprerjen e hetimeve ndaj Driton Lajçit e ka vlerësuar si fitoren e parë të proceseve gjyqësore në Dhomat e Specializuara.

“Ky është suksesi i parë. Kjo është dashur të vendoset  qysh para katër vitesh por gjykatës i janë dashur katër vite për t’i ndalur hetimet. Është shumë e qartë që ai i ka mohuar të gjitha sjelljet kriminale, mirëpo është dashur të presë katër vjet dhe të heq dorë nga pozita e tij qeveritare. Kjo është për keqardhje, por megjithatë është mirë se tani edhe hetimet janë pushuar ndaj tij”, ka tha Cadman.

Ai tutje ka treguar se për  çfarë është hetuar Driton Lajçi gjatë këtyre viteve. “Ai ka filluar të hetohet në vitin 2019 për administrim të provave të drejtësisë. Pra, nuk ishte një hetim për krime të luftës por për ndërhyrje në  drejtësi. Kjo ka qenë duke u hetuar që katër vite, deri mbrëmë kur u pushua si hetim nga Dhomat e Specializuara”, shtoi avokati Cadman.

Ai më tej ka folur edhe për hapat që do të ndërmerren tani pasi Lajçit i është cenuar e drejta e punës për më shumë se katër vite në institucionet publike.

“Kjo është diçka që unë do të marrë parasysh për të ndërmarr hapat e parë, mirëpo tani për tani e rëndësishme është që më në fund ky vendim është marrë dhe siç thash janë mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij”, theksoi Cadman. Ai ka thënë se do ta çojnë këtë rast në panelin e trupit gjykues dhe pastaj edhe te Avokati i Popullit.

Hetimet ndaj Driton Lajçit kishin nisur me një intervistim në datën 3 maj të vitit 2019. Ai ishte intervistuar për tri ditë me radhë në Hagë. E që nga atëherë, për 4 vjet e gjysmë ai mbeti si i dyshuar, dhe hetimet nuk përfundonin nga Prokuroria e Hagës.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

U arrestua në Serbi nën dyshimin për dhënie të informatave për varrezë masive në Kosovë, Hoti: Tentim-vrasje ndaj të vërtetës

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kosova News 27/07/2023 27/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Sulmet ruse në Kiev lënë nëntë të vdekur
10:28 -01/08/2026
Çmimi i naftës shkon në 1.77 euro për litër, Ministria publikon çmimet tavan për sot
10:08 -01/08/2026
Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve
09:46 -01/08/2026
Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s
09:21 -01/08/2026
Sot moti kryesisht me diell dhe i nxehtë
08:57 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?