Policia e Kosovës njofton se sot në ora 6:00 të mëngjesit në fshatin Gërlicë të Ferizajt, policët e stacionit në Ferizaj kanë arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.A (M/K), i moshës 25- vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge ’’ me dënim burgimi prej dy viteve.
Bëhet e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Në këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, sa herë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.


