Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, do të ketë një takim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Takimi pritet të nisë në ora 10:00.
Ndërkohë nuk janë bërë të ditura temat që do të jenë mes Szunyog dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe ditë më parë Këshilli i BE-së ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szuyog, deri më 31 gusht 2024.



