KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti: Papunësia, varfëria dhe inflacioni problemet më urgjente në Kosovë
Ekonomi

Raporti: Papunësia, varfëria dhe inflacioni problemet më urgjente në Kosovë

Kosova News
Kosova News 15:29 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë publikoi sot edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. Papunësia, varfëria dhe inflacioni u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë, sipas raportit të UNDP-së.

Sipas kësaj organizate, anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në prill 2023 paraqet gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike, duke përfshirë drejtësinë tranzicionale.

“Si me të gjitha publikimet e mëparshme, të dhënat dhe treguesit janë të ndarë sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë për të ofruar informacion të detajuar mbi dallimet në perceptimet e sfidave të zhvillimit me të cilat përballet njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e UNDP-së.

Pulsi Publik nga UNDP – Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, kryekuvendarin Konjufca dhe institucionet në përgjithësi

Sipas kësaj organizate, disa nga gjetjet kryesore nga anketa e muajit prill 2023 përfshijnë:

Rritje të kënaqshmërisë e të anketuarve me punën e të gjitha institucioneve qendrore të Kosovës. Mesatarisht 45,8% të të anketuarve ishin të kënaqur me punën e tyre.

Rritje ka shënuar gjithashtu edhe kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv është regjistruar në 45.8%, duke shënuar një rritje prej 4.8 pikë përqindjeje krahasuar me nëntorin e 2022.

Kurse, kënaqshmëria me punën e kryeministrit kapi vlerën prej 51.5%, ngritje kjo për 6.6 pikë përqindje krahasuar me nëntorin e 2022

Raporti i UNDP-së konstaton se kënaqshmëri ka shënuar edhe në punën e Kuvendit kapi vlerën prej 46.5%, krahasuar me 39.1% në nëntor 2022, ndërsa kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 58.3%, krahasuar me 50.8% në nëntor 2022.

Por niveli i kënaqshmërisë është shënuar edhe me Presidenten, kjo kapi vlerën 60.3%, krahasuar me 56.8% në nëntor 2022.

Ka pasur rritje në shkallën e kënaqshmërisë edhe me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, si edhe në zhvillimet në ekonomik duke u rritur për 6.97 pikë përqindje krahasuar me nëntorin 2022, thuhet në këtë raport.

Indeksi i Demokratizimit (ID) u ul për 0.04 pikë (1.48) krahasuar me nëntorin 2022 kur kjo vlerë ishte 1.52 pikë. Megjithatë, u shënua rritje edhe në Indeksin e Besueshmërisë Ekonomike (IBE), krahasuar me nëntor 2022.

Raporti i UNDP-së konstaton se një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 krahasuar me nëntorin 2022 (24.2%).

Të dhënat,  sipas përkatësisë etnike treguan se një numër më i madh i serbëve të Kosovës (40.5%) ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në krahasim me shqiptarët e Kosovës (28.5%) dhe pjesëtarët e komuniteteve të tjera të Kosovës (29.5%).

Sipas raportit rritje të lehtë për sa i përket ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit

Papunësia (32.7%), varfëria (20.1%) dhe inflacioni (11.6%) u renditën si tre problemet e natyrës më urgjente në Kosovë, sipas këtij raporti.

Të dhënat e Pulsit Publik #24 kanë shënuar rënie të numrit të të anketuarve që perceptojnë se punësimi në institucionet publike të Kosovës bëhet në baza meritore, thuhet pos tjerash në raportin e UNDP-së.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?