KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit për Media
Politikë

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit për Media

Kosova News
Kosova News 11:47 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës për mungesë kuorumi.  

Në fakt, deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm nuk kanë marrë pjesë në votim dhe si rrjedhojë nuk ka kaluar rendi i ditës, në të cilin pritej të shqyrtoheshin Raportet e Komisioneve të Përhershme për Projektligjin për plotësim/ndryshimin e Ligjit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës dhe raporti i Këshillit të Pavarur për media.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e KPM-së dhe ARBK-së. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku theksoi se subjekti i tij politik e ka bërë të qartë se nuk do të merr pjesë as në kuorum dhe as në votime të ligjeve të caktuara, por se janë të gatshëm për të qenë pjesë e diskutimeve.

Ai e vlerësoi papërgjegjësi të mazhorancës moskrijimin e numrave të nevojshëm për kuorum. Në anën tjetër, kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani theksoi se qëndrimet politike janë e drejtë e secilës parti, por sipas tij është e padrejtë që në këto mbledhje, por edhe në seancat e Kuvendit deputetët të nënshkruhen dhe të marrin mëditje.

“Është i drejtë qëndrimi politik, por ju e keni kërkuar bashkë me neve këtë mbledhje dhe tani nuk merrni pjesë as sa për të filluar ai diskutim që është me shumë interes për qytetarët, por në fund nënshkruhen dhe i merrni mëditjet, kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Ramadani.

Ndaj pohimeve të kryesuesit replikoi deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha se kur thuhet se diçka është e padrejtë ajo duhet të argumentohet.

“Kjo që po insistoni ta disiplinoni opozitën që ajo të votojë sipas dëshirës tuaj, këtë nuk mund ta arrini, prandaj as mos bëni përpjekje. Nëse mendoni se diçka është e padrejtë e në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit mund të kërkoni interpretim ligjor lirisht”, ka thënë Veliu.

Ndërkohë, pas diskutimeve dhe replikave, kryesuesi i këtij Komisioni bëri me dije se mbledhja e re do të caktohet më së largu deri te premten.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?