KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani me kritika të ashpra: Këta profiter e ndanë LDK-në në 14 grupime – Ata morra të vijnë e të matemi me votë të fshehtë e jo me intriga…
Politikë

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjermani me kritika të ashpra: Këta profiter e ndanë LDK-në në 14 grupime – Ata morra të vijnë e të matemi me votë të fshehtë e jo me intriga…

Kosova News
Kosova News 09:50 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish-ushtari i luftës, Osman Ferizi, thotë se, gjatë veprimtarisë së tij kishte nderin të punojë e veprojë me emra që sot janë nderi i kombit në Kosovë.

Ai tregon se këta emra nderi janë edhe në mërgatë, si veprimtarë të devotshëm, luftëtarë, të sinqertë, dinjitetshëm e shumë të përkushtuar që aq shumë punuan për interesin e vendit dhe falë kësaj kategorie arritëm këtu së bashku duke kryer një obligim atdhetar ndaj kombit tonë.

“Pa diskutim që në këtë rrugëtim të gjatë pata edhe pengesa që nga përndjekja e regjimit serbo-sllavë që kishte shumë bashkëpuntor shqipfolës e sot “patriot” e “veteran fallco”, gjatë dhe pas luftës si pjesa më e madhe e popullit, poashtu kërcënime nga sekserë bandash e klanesh politikë për veprimin dhe qëndrimin tim parimorë për shtet ligjorë e demokratik kundër bandave kriminale politike, zhvatjes, hajnisë, vrasjeve, por disa që dalin të shpifin, rrejnë, intrigojnë brenda familjës sonë politike këtë nuk e kam pritur, këta të lig, servil e hiena, çakej të natës nuk janë asgjë tjetër për veç kozmopolit e mercenar, janë zvarranik fallco që vrapojnë për një foto dhe ndonjë SMS për të ju treguar shefave se ja çka i shkrova kryetarit…”, thotë Ferizi në një shkrim dërguar gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se do të lufton për të vërtetën, mbrojtjen e shtetit ligjor dhe filozofisë rugoviane.

“Unë qëndrimet e mia kurrë nuk i fshehi, as dje, sot e nesër, do luftoj për të vërtetën e në mbrojtje të shtetit ligjor, të filozofisë rugoviane, pa asnjë kompromis, ata shpifsa që thonë se nuk shahet shtëpia janë demagog, pazargji, shtëpia ruhet duke punuar mbarë e jo duke e vjedhur në emër të një kauze apo besimi, e di mirë se si një pjesë nga deputetët i bëjnë votat e tyre, shkojnë edhe në lagjet jevgje në Fushë Kosovë e blejmë vota më qifte e qebapa, disa nga këta deputet e shiten dinjitetin dhe votën e marrë dhe bëjnë pakt me Hashimin duke përfituar poste, pozita, lek, tendera, terminale, xhipa.

Ata që bënë Qeveri duke shkuar natën te Haxhi Topi për vota, as te ata që kanë votuar amnesti për bandat serbe, nuk do heshti kurrë ndaj pazargjive të kombit kushdo qofshin ata, ata që shkonin me xhipa në Gllogjan e nuk ndaleshin para shtatorës së heroit Sali Çekaj, sepse ndiej përgjegjësi qytetare dhe kam marrë besim për ta udhëheq Degen e LDK-së në Gjermani dhe atë më një proces me votë të fshehtë. Ata morra mund të vijnë e të matemi me votë të fshehtë e jo me intriga, sepse unë nuk thehem e as nuk frigkësohem, kjo llojë fare e mendësie e sollën LDK-në këtu, sepse punuan ma shumë për interesat e tyre sesa për LDK-në”, shton ai.

Osmani tregon se kjo racë i bëri puq ish presidentit Fatmir Sejdiu.

“Këta profiter me pazare dhe obstruksione e ndanë LDK-në në 14-grupime, duke e sjellë LDK-në në 11%, kush po fiton këtu, individët e jo LDK, e as shteti”, thotë ai.

Ai shton se për të ka qenë e lehtë të heshtë e të serviloset.

“Si shumë që njoh që kanë mbajt dhe po mbajnë peng LDK-në në nivele të ndryshme, por kam vendos ballafaqim dhe denoncim për deformime e linçime. A ka ma turp e tmerr të anashkalohet dr. Faton Bislimi, dr. Frashër Demaj, dr. Naser Rugova… sepse klani që rrethon kryetarin ma vlerë e respekt i jep një prurje fallco si Shqipe Pantina që kurrë nuk ishte LDK, apo një Xhafer Gashi që as ai kurrë nuk ishte LDK, dhe ne kemi kuadro të fushave të ndryshme që janë pjesë e rritjës së LDK-së, kjo na qon në theqafje, ata që heshtin dhe thirren në “Rugovist të përbetuar” kanë mungesë kontributi dhe këtë e përdorin si mburojë, debati, konkurenca, meritokracia dhe vota e fshehtë janë Rugovizëm”, thotë ai.

Shkrimin në fund ai e përfundon me dy thënie.

“Heshtja është komplot. GANDI i madh.

Mosëmirënjohja është esenca e poshtersisë. E. Kanti’, përfundon Osmani Ferizi.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Kosova News 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?