Rruga që ndërlidhë Prizrenin me Prevallën, tashmë ka disa ditë që është shembur si pasojë e të reshurave të shiut gjë që ka shkaktuar bllokimin e një aksi rrugor, raporton KosovaNews.

Sipas asamblistit të Listës Guxo në Kuvendin e Prizrenit, Petrit Hoxhaj, deri më tani askush nuk është marrë për ta rregulluar kë problem, prandaj ai ju ka bërë thirrje Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren që të marin masa për zhbllokimin e rrugës.





