Ministri i Financave, Hekuran Murati, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reguar ndaj opozitës, e cila po e kundërshton ligjin për pagën minimale. Sipas Muratit, ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet dhe tash tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë, duke e dërguar në ligjin në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse 80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.
“80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.
Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale.”, ka thënë Murati.
Ai ka thënë se ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.
“Pra, lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë.
Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”, ka thënë ministri Murati në reagimin e tij.


