KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Kërkohet bashkëbisedim dhe konstruktivitet që të gjendet zgjidhja për veteranët
Politikë

Kurti: Kërkohet bashkëbisedim dhe konstruktivitet që të gjendet zgjidhja për veteranët

Kosova News
Kosova News 19:31 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se nevojitet bashkëbisedim dhe konstruktivitet për t’u gjetur zgjidhja me veteranët e luftës së UÇK-së, që ka të bëjë me Ligjin për pagën minimale dhe kërkesat e tjera të kësaj kategorie.

Kurti, i pyetur të komentojë protestën e paralajmëruar nga OVL-UÇK për datën 26 të këtij muaji, bëri thirrje për bashkëbisedim dhe jo të ketë kërcënime e sulme jashtë e brenda Kuvendit të Kosovës.

“Në veçanti unë ju bëjë thirrje të gjithëve që këto t’i zgjedhim me gjuhën e fakteve dhe të dialogut, jo me kërcënime apo me sulme jashtë kuvendit apo brenda tij. Nuk ka një Qeveri e Republikës se Kosovës, e cila nuk ka shfaqur gatishmërinë, vullnetin, interesimin, për njohjen e mirënjohjen për falënderimin e pafundmë nga kategoritë e dala nga lufta, por duke mos e braktisur të vërtetën. Duke mos partizuar e politizuar. Qartazi zgjidhja mund të gjendet, nevojitet konstruktivitet, nevojitet bashkëbisedim. Seancat e kuvendit janë seanca për të përfaqësuesit e popullit dhe populli ka folur me datën 14 shkurt 2021, do të flas sërish në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se duhet të trajtohet çështja e beneficioneve për veteranët e luftës, për të cilat janë të interesuar që të jenë sa më të larta.

“Paralelisht me këtë të kemi edhe një spastrim te listave, sepse nuk mund të lejojmë deformimin e rrëfimit tonë të lavdishëm të luftës çlirimtare duke konsideruar që ka pasur afër 60 mijë veteranë të UÇK-së. Qartazi kanë qenë edhe më shumë se 60 mijë, shumë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës në luftën çlirimtare, por përafërsisht ka një lloj trefishimi te veteranëve dhe na duhet ta mbrojmë të vërtetën për luftën çlirimtare, por gjithashtu të mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata, të cilët nuk ishin të tillë”, shtoi Kurti.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni dhe zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishi morën pjesë në punimet, që po bëhen në autostradën Prishtinë-Gjilan, ku vizituan tri llotet./kp

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?