KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Emrat e zyrtarëve të MKRS-së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro
Siguri

Emrat e zyrtarëve të MKRS-së ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro

Kosova News
Kosova News 15:27 -21/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews raportoi ekskluzivisht se Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj pesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të cilët dyshohen të jetë të përfshirë në keqpërdorime në fondin prej rreth 800 mijë euro që institucionet kishin ndarë për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Aktakuza siç mësojmë është ngritur ndaj një ushtruesi të detyrës së sekretarit, një ish- sekretari, një drejtori,  një çertifikuesi dhe një zyrtari tjetër.

Në fakt të akuzuar janë; ushtruesi i detyrës së sekretarit të MKRS-së, Feim Hoxha, mandej drejtori i Departamentit të Rinisë, Xhevat Bajrami , ish- sekretari i MKRS-së, Veton Firzi dhe çertifikuesi i MKRS-së Arsim Thaçi, si dhe një zyrtare tjetër.

Redaksia e KosovaNews ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës së sekretarit të MKRS-së, Feim Hoxha lidhur me këtë veprim të Prokurorisë.

Ai tha se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare, porse për këtë çështje më parë është marrë në pyetje nga hetuesia dhe bëhet fjalë për fondit prej qindra mijëra euro që ishin ndarë për aktivitetet për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

“Ende nuk kam asgjë zyrtare dhe posa të kem një vendim do të flas. Për këtë rast jam marrë në pyetje, por kjo konsideroj unë se është vetëm një fabrikim dhe asgjë më shumë. Do të flasim për këtë çështje kur të kemi diçka zyrtare”, ka thënë mes tjerash Hoxha.

Kujtojmë se në vitin 2018 në kohën kur kryeministër i vendit ishte Ramush Haradinaj, Qeveria kishte ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, kurse edhe rreth 200 mijë euro ishin ndarë për aktivitete tjera që ndërlidheshin me këtë ngjarje.

Këto mjete ishin ndarë nga Fondi i Rezervave dhe ishin deponuar te Ministria e Kulturës.

Ekskluzive: Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 5 zyrtarëve të lartë të MKRS-së për keqpërdorim të rreth 800 mijë eurove në 10-vjetorin e Pavarësisë

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS

AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive

Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

Kosova News 21/07/2023 21/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B
09:27 -12/05/2025
Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri, kryeson PS
08:49 -12/05/2025
AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
08:46 -12/05/2025
Moti gjatë javës do të jetë i paqëndrueshëm
08:42 -12/05/2025
Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?