Dhurimi i organeve shpëton jetë dhe një rast i tillë ka ndodhur edhe në historinë e shëndetësisë maqedonase, ku një familje ka vendosur që organet e familjarit të tyre të dhurohen për personat të cilët kanë nevojë.
Një donator shpëtoi katër jetë këtë mëngjes falë dhurimit të organeve të tij..
Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Fatmir Mexhiti ka treguar për një rast që ka ndodhur për herë të parë në historinë e shëndetësisë maqedonase. Një zemër e re është vendosur në pacientin 40- vjeçar, mëlçia iu dhurua një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë si dhe dy pacientëve me dializë veshkët.
“Për herë të parë në historinë e shëndetësisë maqedonase, katër organe në një akt u implantuan nga një donator këtë mëngjes. Falë humanizmit të një familjeje, dashurisë, mirësisë dhe ndjeshmërisë së tyre që mbartin në vete, herët në mëngjes një zemër e re filloi të rrahë në gjoksin e një pacienti 40-vjeçar nga Shkupi. Një shans i ri për jetën dhe mëlçinë iu dha një pacienti me sëmundje kronike të mëlçisë, dhe dy pacientë në dializë gjatë ditës do të marrin veshka. Përveç kësaj, një shans për një cilësi më të mirë të jetës, në ditët e ardhshme do t ‘u jepet pacientëve me sëmundje të kockave,- shkruan ai.
Ministri Mexhiti ka falënderuar familjen e donatorit si dhe ekipet mjekësore që kanë punuar në klinikat kirurgjikale dhe interne të Shkupit në 24 orët e fundit.


