Një lokal në katin e katërt të Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 08:05 në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova” në Tiranë.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa shërbimet e policisë dhe ato të zjarrfikëses ë cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



