Për shkak të stuhisë që goditi Zagrebin rreth orës 16:00, shërbimet e urgjencës kanë marrë mbi 700 telefonata, kanë bërë të ditur autoritetet e kryeqytetit të Kroacisë.
Këtu, siç raportohet më tej, janë përfshirë edhe disa raportime për persona të lënduar dhe vetëm zjarrfikësit kanë pasur 50 ndërhyrje.
“Qendra e qarkut 112 Zagreb ka vështirësi në komunikimin me shërbimet emergjente dhe komunale për shkak të numrit të madh të thirrjeve në një kohë të shkurtër (mbi 700 thirrje në 45 minuta)”, ka njoftuar Drejtoria e Mbrojtjes Civile e këtij qyteti.
Por, siç raportojnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, për fat të keq, atje është raportuar edhe për dy të vdekur, kanë njoftuar nga Instituti i Trajnimit të Mjekësisë Emergjente të qytetit të Zagrebit.


