KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Senatori Murphy: Serbia të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës
Politikë

Senatori Murphy: Serbia të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor në pjesën veriore të Kosovës

Kosova News
Kosova News 19:13 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të angazhohen për shtensionimin e situatës në komunat në veri përmes organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Në një intervistë për shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, Senatori Murphy thekson se një sërë masash si, mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, tërheqja e njësive speciale dhe lirimi i të arrestuarve, do të çojnë në uljen e tensioneve.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia duhet t’i inkurajojë banorët serbë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mos ndërhyjë në procesin zgjedhor.

“Nëse hyjmë në rrugën e shtensionimit, duke tërhequr njësitë speciale të policisë dhe duke organizuar zgjedhjeve të reja, mendoj që kemi një mundësi që gradualisht ta kthejmë dialogun në drejtimin e duhur”, deklaroi Murphy.

Shtetet e Bashkuara, krahas shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, kanë shtuar kërkesat e tyre ndaj Kosovës dhe Serbisë për të shtensionuar gjendjen në tre komunat veriore të Kosovës, që së fundi u shndërruan në arenë përplasjesh mes forcave policore të Kosovës, protestuesve serbë dhe forcave paqeruajtëse të NATO-s. Situata në veri u përshkallëzua pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin prill, të cilat u bojkotuan nga serbët. Kryetarët shqiptarë të komunave veriore të Kosovës, të kundërshtuar nga serbët, morën detyrën me mbështetjen e policisë.

Senatori Murphy theksoi se do të preferonte që ShBA-ja të merrte një rol më aktiv në shtensionimin e situatës në rajon.

“Dua që ta konfirmojmë sa më parë ndihmës-sekretarin e ri për Evropën, (James O’Brien) pjesërisht për shkak se i emëruari i Presidentit Biden për këtë pozitë ka një përvojë të gjatë në rajon. Shumë shpejt do të kemi një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit të konfirmuar që e njeh Kosovën, e njeh Serbinë, e njeh rajonin dhe do të mund të mbështes përpjekjet e ambasadës tonë si dhe punën që po bën zoti Escobar. Kemi një mundësi reale që ShBA-ja të shtojë angazhimin pasi i emëruari i ri i Presidentit Biden është emër i njohur dhe me përvojë në rajon”, deklaroi ai.

Por një ish-ligjvënës amerikan, ish-kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, shpreh kritika ndaj qëndrimit të Departamentit të Shtetit për mënyrën se si po i qaset tensioneve të fundit mes Serbisë dhe Kosovës.

Në një artikull-opinion të botuar në revistën ‘Foreign Policy’ të martën, Engel shkruan se “Shtetet e Bashkuara po e ledhatojnë Vuçiqin, një gjysmë-autokrat bullist dhe se në rrugë e sipër, po mbajnë vetë një qëndrim disi bullist ndaj Kosovës, duke i bërë presion vendit më të vogël dhe më të dobët”.

“Ky qëndrim nuk u bën nder Shteteve të Bashkuara dhe ka ardhur koha të ndryshojë”, shprehet ish-ligjvënësi Engel.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Kosova News 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind
09:01 -15/06/2026
Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?