KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE ndërpret fondet për Shqipërinë për shkak të korrupsionit
Rajon

BE ndërpret fondet për Shqipërinë për shkak të korrupsionit

Kosova News
Kosova News 14:15 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian vendosi të pezullojë programin më të rëndësishëm të ndihmës për Shqipërinë, me vlerë dhjetëramilionë euro, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Pyetur nga BIRN, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë konfirmoi zyrtarisht lajmin se fondet janë ndërprerë.

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II,” bëhet e ditur në përgjigjen e BE-së për BIRN.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II,” thuhet më tej në përgjigjen me shkrim.

Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro.

Por korrupsioni duket se pritet të godasë edhe këtë mundësi për Shqipërinë pasi zyra e Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve të buxhetit të BE-së ka hapur hetime për korrupsion në dhënien e granteve për bujqësinë, gjë që ka sjellë vendimin për pezullimin e fondeve. Hetimi i OLAF, siç njihet kjo zyrë, është ende në zhvillim e sipër dhe përfundimi nuk dihet, por dyshimet për abuzime duket se janë aq serioze sa Komisioni Evropian të ndërmarrë, si masë paraprake, pezullimin e disbursimeve.

“Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian,” thuhet në përgjigjen e BE-së.

BIRN pyeti Agjencinë për Media dhe Informim të kryeministrit Edi Rama nëse kanë komente mbi këtë vendim. Një zëdhënëse refuzoi të komentojë.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?