Sot janë bërë 25 vjet nga masakra e Rahovecit, ku janë vrarë e plagosur shumë shqiptarë nga forcat serbe.
Më 19 korrik të vitit 1998, forcat serbe kishin masakruar shumë banorë në Tehqen e Sheh Myhedinit, të cilët ishin strehuar aty.
Te vendi i quajtur “Tuma” u gjetën të masakruar dy profesorë, si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Madje sipas dëshmitarëve, ushtria, policia e paramilitarët serb kishin ekzekutuzar në mënyrë arbitrare civilë shqiptarë.
Gjatë kësaj ofensive u zhdukën dhe u morën peng shumë shqiptarë.
Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.



