KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Klinikën e Kardiologjisë janë kryer 1 mijë e 786 stentime për gjashtë muaj
Shëndetësi

Në Klinikën e Kardiologjisë janë kryer 1 mijë e 786 stentime për gjashtë muaj

Kosova News
Kosova News 16:27 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, z.Elvir Azizi, vizituan Klinikën e Kardiologjisë me ç’rast u njoftua për dinamikën e shtuar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë pjesës së parë të vitit 2023.

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia se gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve.

“Krahasuar me vitin paraprak, kur përgjatë një viti ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime, vëllimi i punës në këtë vit paraqet mundësinë e dyfishimit të numrit të intervenimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet kardiake”, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Vitia u njoftua se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses procedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik.

“Një ndërhyrje e tillë është realizuar tek një paciente e moshës 26 vjeçare me çrregullime të përçimit atrioventrikular pas një intervenimi kirurgjik në zemrën e pacientes. Në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar me sukses edhe 5 “pacemaker” biventrukular (CRT – P), pajisje që bëjnë resinkronizimin elektrik të punës së zemrës tek pacientët që kanë dëmtim të avancuar të muskulit të zemrës. Intervenimet e tilla të avancuara janë realizuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësor kroatë nga Spitali Universitar i Rjekës”, thuhet tutje në njoftim.

Vitia e përgëzoi stafin për shtimin e vëllimit të punës, ndërsa tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të përkrahë të gjitha kërkesat që do të shtojnë vëllimin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer

Moti sot me diell, temperaturat deri në 30 gradë Celsius

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?