KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Temperaturat e larta mobilizojnë Agjencinë e Ushqimit për inspektime
Shëndetësi

Temperaturat e larta mobilizojnë Agjencinë e Ushqimit për inspektime

Kosova News
Kosova News 14:18 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar ngritje, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka ngritur kapacitetet e saj, në inspektim të dyqaneve ushqimore. Përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit, thonë se rreziku më i madh është në vendet rurale ku inspektorati nuk është fare i pranishëm.

Ushqimet më të rrezikshme që mund të prishen gjatë temperaturave të larta janë mishi dhe produktet ushqimore të prodhuara nga vezët. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në këtë vapë të madhe, ka ngritur gatishmërinë në nivel vendi, që ushqimi i cili konsumohet nga qytetarët, të ruhet në kushte adekuate.

Zëdhënësi, Lamir Thaçi, pohon se nuk ka ushqime të pasigurta në treg, sepse siç thotë ai, çdo ditë kur hasin në të tilla, i asgjësojnë ato.

 “Nuk mund t’iu them që ka në treg, sepse ne kurdo që hasim në treg produkte të dyshimta, menjëherë veprojmë duke pamundësuar kontaktin me konsumatorin dhe vendoset për asgjësimin e tyre. Ne çdo ditë jemi në teren në nivel vendi, por siguria e produkteve nuk nënkupton vetëm kontrollin tonë, duhet edhe kujdes nga vet konsumatorët në mënyrën qysh manipulojnë me ushqimet”, tha Thaçi.

Nga Organizata e konsumatorëve kërkojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm se ku blejnë produkte ushqimore. Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”, duke folur për Radio Kosovën thotë se në Prishtinë kontrollet janë më të rrepta, por jo edhe në qytetet e tjera e viset rurale, ku rreziqet janë më të mëdha.

 “Nuk mund ta masim cilësinë e ofertave në Prishtinë me atë në periferi të Prishtinës, qyteteve të tjera apo në viset rurale, ku këmba e inspektorit as të tregut dhe AVUK-ut, nuk ka shkelur asnjëherë. Ne duhet të brengosemi edhe për ata të tjerët të cilët nuk e kanë parë kurrë inspekcionin dhe të cilët bëjnë atë që e bëjnë në mënyrë tejet primitive dhe pa asnjë kontroll, dhe natyrisht që rreziku është shumë më i madh”, tha Kaçaniku.

Sidoqoftë, Agjencia e Ushqimit bënë thirrje tek qytetarët të cilët hasin në produkte të prishura, t’i denoncojnë rastet pranë inspektorateve përgjegjëse.

Gjithashtu lexoni:

Ambasadori britanik mbështet të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Osmani përkujton Nekibe Kelmendin në 14-vjetorin e ndarjes nga jeta

Shënohet Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, vlerësohet adresimi i tyre

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve

Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?