Ish-kryeministri i Kosovës, tash deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që dialogu të zhvendoset në Bruksel e në Uashington
“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Hoti.
Reagimi i Hotit vjen pas publikimit të një fotografie nga kryeministri i Kosovër, Albin Kurti, dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, nga Kreta e Greqisë.
Kurti dhe Lajçak, kanë biseduar për hapat e shtensionimit të situatës dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të dialogut, në mes të Kosovës dhe Serbisë.


