KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Takimi i nesërm në Bruksel, pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes
Politikë

Takimi i nesërm në Bruksel, pritet të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes

Kosova News
Kosova News 11:31 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të mërkurën pritet të mbahet takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Sipas tij, diskutimi do të jetë në lidhje me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit.

“Takimi i radhës i procesit të dialogut pritet të mbahet ditën e mërkurë. Siç është theksuar në pikën 4 të dakordimit të Bratisllavës, diskutimi do të jetë në lidhje me planin e sekuencimit për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit”, ka thënë për RTV Dukagjini, Kadiu.

Ai ka shtuar se në vazhdimësi po dëshmohet gatishmëria për deeskalim.

“Siç e dëshmoi së fundmi dakordimi i Bratisllavës, dhe po ashtu dhe fokusim total në zbatimin e marrëveshjeve dhe planit të sekuencimit, i cili duhet të jetë i drejtë, i barabartë dhe i zbatuar në plotni”, shtoi më tej ai.

Ndryshe, Bislimi dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thanë se janë pajtuar për hapat drejt shtensionimit të situatës në veri.

“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Twitter pas takimit me Lajçakun në Bratisllavë.

Lajçaku tha se të hënën në Bratisllavë ka zhvilluar “bisedime intensive” me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga fundi i majit, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, të Zveçanit dhe të Leposaviqit hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e policisë.

Serbët lokalë kundërshtuan këtë gjë dhe që atëherë kanë protestuar në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, BE-ja që nga fundi i qershorit po zbaton disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Kryeministri Kurti i ka quajtur këto masa “të padrejta” dhe është shprehur i gatshëm të organizohen zgjedhje të reja në veri, por ato, siç ka thënë ai, duhet të përgatiten që të mos ketë sërish bojkot.

Gjithashtu lexoni:

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe
19:40 -08/06/2026
Stërvitje ushtarake e KFOR-it për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme
19:09 -08/06/2026
Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%
18:53 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?