KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mustafa: Shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së qëndruan jashtë vendit
Siguri

Mustafa: Shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së qëndruan jashtë vendit

Kosova News
Kosova News 12:17 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Rrustem Mustafa- Remi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, të hënën tha se shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kanë qëndruar jashtë vendit në pjesën më të madhe të konfliktit.

“Të gjithë qëndronin jashtë vendi, me përjashtim të Jakup Krasniqit, Ramë Bujes dhe komandantët e zonave, të gjithë të tjerët qëndronin jashtë vendit”, tha Remi.

Këtë deklarim, ai e bëri duke u përgjigjur në pyetjen e mbrojtësit të Veselit, avokatit Ben Emmerson, i cili e pyeti se a është në dijeni se disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, përveç Azem Sylës, qëndronin jashtë vendit për pjesën më të madhe të konfliktit nga nëntori ‘98 deri në mars ’99.

Përgjigjen e lartpërmendur, Mustafa e kishte dhënë në sesion privat gjatë disa pyetjeve të avokatit Emmeson, por më pas në seancë publike u lexua dhe u konfirmua nga dëshmitari.

Paraprakisht, dëshmitari Mustafa ka thënë se para kohës së Ramubujesë nuk e kishte ditur se Azem Syla ka qenë komandat i përgjithshëm i UÇK-së, duke vazhduar të thotë se tani e di se kështu ka qenë, por se personalisht kishte menduar se ai merret me logjistikë, pasi që bazën e ka pasur në Tiranë.

Tutje, pohoi se si komandant i zonës operative të Llapit nuk e kishte ditur se kush e ka marrë rolin e komandantit nga Shtabi i Përgjithshëm, raporton Betimi për Drejtësi.

Andaj, tha se duke qenë se Bislim Zyrapi ka qenë në rolin e shefit të Shtabit të UÇK-së dhe se ka qenë person me përvojë ushtarake, ka qenë i mendimit se Zyrapi mund të kishte qenë komandant.

Mustafa u përgjigj me “po” në disa çështje që Emmerson e pyeti se pas marrëveshjes së Rambujesë ishte formuar Qeveria e përkohshme e Kosovës, se Azem Syla ishte bërë ministër i Mbrojtjes dhe se Bislim Zyrapi ishte bërë shef i kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vazhdim, mbrojtja e Rexhep Selimit, ndonëse kishin planifikuar 5 orë pyetje për ish-komandant Remin, në këtë seancë kanë informuar gjykatën dhe të tjerët se nuk kanë pyetje për të bërë.

Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të Mustafës nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Kosova News 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?