KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Remi në Speciale: Komandantët e zonave nuk merrnin urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm
Lajme

Remi në Speciale: Komandantët e zonave nuk merrnin urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm

KosovaNewss
KosovaNewss 18:38 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin. Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ish-komandant Remi ka thënë se pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm jo gjithmonë kanë qenë të respektuar nga komandantët e zonave.

“Ne i kemi njohur shumë pak, shumë vonë, nuk ka pasur besim të ndërsjellë sikur më vonë, nuk kanë mundur të më urdhërojnë të veproj pa dëshirën time, nëse unë nuk jam bind që është në rrugën e drejtë”, ka thënë ai.

Tutje Emmerson e ka pyetur atë edhe rreth takimeve që komandantët e zonave i kanë zhvilluar me Shtabin e Përgjithshëm, duke u ndalur të përshtypja që Ramush Haradinaj, ish-komandant i Zonës së Dukagjinit, kishte për pjesëtarët e Shtabit.

“Pra në terma të përgjithshëm mund të themi që komandantët e zonave nuk tregonin nivelin e duhur të respektit për Shtabin e Përgjithshëm. Tani nuk do të flas shumë sepse është bërë një gjykim për Zonën e Dukagjinit dhe të gjitha janë të dokumentuara, por Ramush Haradinaj për shembull ai mendonte se Shtabi i Përgjithshëm nuk është se po jepte ndonjë kontribut, ai besonte se ishin pikërisht ata burra që mbanin armët, ai ishte në drejtues i fortë, ishte goxha i famshëm në zonën e vet në Kosovë, dhe ai nuk kishte ndjesinë që Shtabi i Përgjithshme jepte kontribut të madh për këtë pjesë”, ka thënë Emmerson.

Kjo u pohua nga Rrustem Mustafa ndërsa tutje avokati ka përmendur një takim që Shtabi e kishte zhvilluar me komandantë të zonave, në periudhën para Rambujesë.

“A ju kujtohet kjo mbledhje, mund të ju ndihmoj sikur të ju them që ai e ka filluar fjalimin duke shkrepur një automatik në tavan që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.. A përdori një term, ju kujtohet termi që përdorte rregullisht për të përshkruar Shtabin e Përgjithshëm kur përshkruante në raport me luftëtarët e vërtetë në teren, kishte një term të vetin që e përdorte ai, ju kujtohet”, ka pyetur Emmerson.

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

KosovaNewss 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?